Gjigant turk nuk dorëzohet, vazhdon interesimi i tyre për Shaqirin

Share Messenger

Galatasaray duket se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i futbollistit nga Kosova, Xherdan Shaqirit.

Xherdan Shaqiri besohet se është duke e kaluar sezonin e fundit te skuadra e Liverpoolit dhe largimi i tij gjatë afatit kalimtar veror është i pashmangshëm.

Mediumi turk, ‘Fotomac’, raporton se Liverpooli dhe Galatasaray do t’i fillojnë negociatat, pas rifillimit të futbollit nga pezullimi si shkak i koronavirusit.
Kujtojmë që më hëret është raportuar se Liverpooli do kërkojë së paku 25 milionë euro nga shitja e Xherdan Shaqirit.

Share Messenger

Më të lexuarat