Gjermania vendos kushte të reja për mërgimtarët që do kalojnë pushimet dimërore në Kosovë

Share Messenger

Shteti i Gjermanisë ka vendosur kushte të reja për të gjithë mërgimtarët që do kalojnë pushimet dimërore në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.

Shteti gjerman ka vendosur që të gjithë personat që kthehen nga Kosova, do të kenë një detyrim të përgjithshëm për t’u vetizoluar në karantinë prej 10 ditësh nëpër shtëpitë apo banesat e tyre ku jetojnë.

“Hyrja në Gjermani për (ri) udhëtarët në Republikën Federale të Gjermanisë nga Kosova, ekziston një detyrim i përgjithshëm për të vetë-izoluar / karantinë në shtëpi për 10 ditë pas hyrjes në përputhje me rregulloret përkatëse të karantinës të shteteve përgjegjëse federale”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga shteti gjerman.

Megjithatë, Gjermania nuk ka vendosur që të mos lejon udhëtimin e shtetasve të saj drejt Kosovës, sipas tyre çdo person duhet të vendos vet se ku dëshiron të shkojë në pushime.

Këto masa të reja nga shteti gjerman për Kosovën vjen pas rritjeve të shumta të rasteve me Covid-19, ku nga ekspertët e mjekësisë po quhet ndryshe si vala e dytë e pandemisë.

Kujtojmë se shifra alarmante me Covid-19 po shënon edhe Gjermania, mirëpo atje tani shumë shpejt do fillon edhe vaksinimi i popullatës.

Share Messenger

Më të lexuarat