Gjermania nuk ndalet, Holanda me fat nxori barazim

Share Messenger

Gjermania ka rrëmbyer pozitën e parë në grup pasi mposhti me lehtësi, 4-0, Bjellorusinë në kuadër të Grupit C për kualifikimet “Euro 2020”.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Holanda nxori vetëm barazim me Irlandën e Veriut, por mund të konsiderohet me fat për këtë pikë pasi Irlanda pati rast të artë të shënonte nga penalltia, por Davis nuk qëlloi cakun.

Në anën tjetër, për gjermanët dy gola i realizoi Toni Kroos në minutat 55′ dhe 83′, Ginter 41′ dhe Leon Goretzka 49′.

Pas kësaj fitoreje të Gjermanisë dhe barazimi të Holandës, “Die Mannchaft” rrëmben pozitën e parë në grup me 18 pikë dhe siguron kualifikimin për në Euro 2020, ndërsa Holanda është e dyta me 16 pikë, tri më shumë se Irlanda e Veriut në vendin e tretë, kur ka mbetur vetëm edhe një raund për t’u zhvilluar.

Share Messenger

Më të lexuarat