Gjermania ndez motorët, kërkon heqjen e vizave për Kosovën deri në Tetor

Share Messenger

Deri në dhjetor të këtij viti, Gjermania do ta udhëheqë Presidencën e Bashkimit Evropian. Gjatë kësaj kohe, në listën e prioriteteve të Presidencës Gjermane është edhe Kosova, siç ka konfirmuar edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde.

Pritjet e kosovarëve se do të liberalizohen vizat gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore janë shumë të mëdha.

Gjermania tashmë ka ndezur motorët për punën e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Shteti që drejton Angela Merkel, planifikon që deri në muajin tetor të krijojë terrenin për një vendim pozitiv për Kosovën, meqë më 15-16 tetor do të jetë mbledhja e Këshillit Evropian, institucioni që merr vendimin përfundimtar e ku votojnë 27 shtetet anëtare.

Share Messenger

Më të lexuarat