Gjermania ia bën ‘bajat’ Portugalisë

Share Messenger

Gjermania ka arritur fitore të madhe ndaj Portugalisë.Kombëtarja gjermane fitoi ndaj Portugalisë me rezultat 2-4.Portugezët realizuan të parët më anë të Cristiano Ronaldos pas asistimit të Diogo Jotas në minutën e 15’të të takimit.

Portugezët shënuan aedhe 2 gola të tjerë në pjesën e parë por në portën e gabuar.Ruben Dias dhe Guerriero shënuan autogol në minutat e 35’të dhe 39’të për epërsinë e gjermanëve 1-2 në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë gjermanët nisën mirë duke shënuar dy gola në 10 minuta.

Fillimisht Havertz në minutën e 51’të dhe Gosens në minutën e 60’të realizuan për thellimin e epërsisë së “Pancerëve“.Për të ngushtuar rezultatin u përkujdes Jota i cili realizoi pas asistimit të Ronaldos në minutën e 67’të.Me këtë rezultat u përmbyll ndeshja, Portugali – Gjermani 2-4.

Share Messenger

Më të lexuarat