Gjermania e fut Kosovën në “listën e rrezikshme”

Share Messenger

Instituti Robert Koch në Gjermani e ka futur Kosovën në listën e rrezikshme për shkak të përhapjes së variantit Omicron.

Ky institut ka marrë vendim që tre të katërtat e rreth 200 vendeve në botë të klasifikohen si zona me rrezik të lartë.

Nga nesër, përveç 136 vendeve që janë në këtë listë, do të shtohen edhe 19 vende të tjera, përfshirë Kosovën.

Pos Kosovës, si vende të rrezikshme do të konsiderohen edhe Rumania, Moldavia, Maroku, Tunizia, Algjeria, Arabia Saudite, Japonia, India, Butani, Nepali, Mongolia, Kazakistani, Uzbekistani, Maldivet, Brazili, Kili dhe Ekuador.

Share Messenger

Më të lexuarat