Gjermania i dhuron IKSHPK-së një kontingjent me pajisje mbrojtëse shëndetësore

Share Messenger

Qeveria gjermane i ka dhuruar IKSHPK-së një kontingjent të pajisjeve mbrojtëse personale profesionale, dedikuar SHSKUK-së dhe institucioneve shëndetësore si përgjigje kundër Covid-19.

Ky kontigjent, që përmban 17 000 maska respirator “FFP2 (EN 149)/N95 (NIOSH)”, 5500 pako me dorëza nitrile të madhësive të ndryshme dhe 3700 litrave me dezinfektues, është financuar nga autoritetet e shtetit të Gjermanisë, ka njoftuar Ministria e shëndetësisë, përmes një komunikate për medie.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj vlerësoi lart kontributin e shtetit të Gjermanisë dhe të vet BE-së në asistencën dhënë Kosovës për luftimin e Covid-19, teksa theksoi se MSH dhe profesionistët shëndetësorë të Kosovës janë mirënjohës për këtë përkrahje të cilën do ta manifestojnë me angazhim konkret kundër Covid-19.

Ambasadori i ri gjerman në Kosovë, Jorn Rohde tha se ky është një kontribut nga shteti gjerman, për popullin e Kosovës dhe profesionistët shëndetësorë.

Ai këshilloi qytetarët që t’u përmbahen udhëzimeve dhe të zbatojnë masat e Qeverisë për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Share Messenger

Më të lexuarat