Gjermania del hapur kundër Donald Trumpit: Ja pse rizgjedhja e tij si president është e rrezikshme

Share Messenger

Gjermania është kundër rizgjedhjes së Presidentit Donald Trump. Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Gjerman Norbert Röttgen u shpreh se lidhjet transatlantike janë në rrezik nëse Presidenti i SHBA Donald Trump fiton mandatin e tij të dytë në 3 nëntor, ndërsa shtoi se Kina dhe fuqitë e tjera kërkojnë të mbushin vakumin e pushtetit lënë pas nga SHBA.

“Administrata e tanishme e SHBA udhëhiqet nga një logjikë e ndëshkimit kur dikush kundërshton. Asnjë partneritet nuk mund të ndërtohet mbi këto baza. Shtetet e Bashkuara do të shohin aftësinë e tyre për të marrë një rol udhëheqës ndërkombëtar duke u zbehur edhe më shumë.

Një vend i ndarë dhe i helmuar brenda në një moment do të humbasë aftësinë e tij për të drejtuar punët e jashtme, kështu që ne do të shohim se si Amerika do të vazhdojë të tërhiqet nga politika ndërkombëtare, duke krijuar një vakum pushteti që të tjerët do të jenë të lumtur ta plotësojnë” tha ai.

Norbert Röttgen vijoi më tej duke thënë se përvoja e Gjermanisë me administratën Trump deri më tani ka lënë pak shpresë për të gjetur gjuhë të përbashkët nëse ai rizgjidhet.

Röttgen tha se një fitore e Joe Biden do të ishte një fillim i ri. “Nëse Joe Biden fiton, unë do të prisja që qeveria e tij të kthehej në një partneritet të bazuar në të menduarit racional dhe bashkëpunimin” tha Röttgen.

Share Messenger

Më të lexuarat