Gërvalla deklarohet për herë të parë për hartën me kufijtë e copëtuar të Ballkanit: Tepër e rrezikshme

Share Messenger

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se dizajnimi i ri i kufijve në Ballkan, siç u shkrua në disa media sllovene, është një ide tepër e rrezikshme që do të nxiste konflikte të reja në rajon.

Në konferencën e përbashkët që pati me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, ajo ka thënë se qëndrimi i Kosovës është shumë qartë kundër çdo ndryshimi kufijsh.

“E kemi ndjekur me shumë shqetësim daljen në media të letrave të tilla, të tezave të tilla që edhe përmendja e tyre është tepër e rrezikshme për rajonin. Në vitin 2018 kemi pasë tendenca për gjetjen e zgjidhjes me shkëmbime të territoreve, në ndarje të vendit në bazë të linjave etnike. Për ne është shumë e qartë që nuk është opsion ajo që shkruhet nëpër letra të tilla, pavarësisht ku janë autorët apo nëse janë menduar thjesht si teza për t’u diskutuar apo implementuar. Shumë i qartë është qëndrimi ynë që këtë e shohim të rrezikshme dhe do të duhet që të gjitha palët të ishin shumë të kujdesshme sepse në këtë formë cyten konflikte të reja, të cilat për rajonin tonë janë krejtësisht të panevojshme”.

Share Messenger

Më të lexuarat