Gazetarja shqipëtare befasohet nga ylli i Maqedonisë, reagimi i tij e lë pa fjalë

Share Messenger

Pas ndeshjes Maqedoni Shqipëri e cila përfundoi në barazim 1-1, Ilda Bjeleri ka marrë në intervistë sulmuesin e Maqedonisë, Alioskin duke e pyetur për përshtypjen e ndeshjes.

Ajo ia bëri pyetjen në gjuhën angleze, por ai refuzoi t’i flistë kësaj të fundit në Anglisht, pasi ai flet shumë mirë shqip dhe i ka kërkuar Ildës që intervistën t’ja bëjë në gjuhën shqipe.

“Pse më flet anglisht”, i tha Aliski duke e befasuar Ildën.

Ndërsa për ndeshjen ai theksoi: “Është një lojë emocionale pasi kam shokë që luajnë në kombëtaren shqiptare dhe unë jam me origjinë shqiptare. Maqedonia pati shumë shanse, edhe unë pata shumë shanse por Berisha i priti, prandaj mendoj se rezultati më i saktë do të ishte fitorja jonë. Nuk e prisja Shqipërinë kaq dobët, e dija më të mirë, ata luanin me frikë. Jam i sigurt se Shqipëria do bëhet më e fortë në vazhdim”, deklaroi Alioski.

Share Messenger

Më të lexuarat