Gazetari i përgjigjet Liburn Aliut: A nuk do t’i fitoni 50 përqind?

Share Messenger

Gazetari i Kohës Ditore, Besnik Krasniqi ka kërkuar sqarime nga Vetëvendosje nëse ka gënjyer kur ka prezantuar sondazhe se do të fitojë 50 për qind të votave në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Këtë pyetje Krasniqi e ka bërë pasi një reagimi të LIburn Aliut, i cili ka thënë se gazeta “Koha Ditore’ po bën ‘hulumtime’ që i shkojnë për shtati Kadri Veselit sa i përket vendimit që do të nxirret nga Gjykata Kushtetuese për mandatarin.

Krasniqi ka shkuar edhe më tej duke pyetur zyrtarët e VV’së se mos kanë në plan ta propozojnë Veselin për Shef të Qeverisë pas zgjedhjeve të ardhshme.

“Tash unë nuk po e kuptoj qysh Veseli po u bëka kryeministër, pas zgjedhjeve për të cilat po na thoni se, sipas sondazheve, LVV-ja do t’i fitojë mbi 50 për qind të votave. Na keni gënjyer për rezultatin e sondazhit, apo LVV-ja ka ndërmend ta propozojë Veselin për kryeministër?”, ka shtuar ai.

Liburn Aliu ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme do të fitojë Vetëvendosje ndërsa PDK do të dalë e dyta e ku Kadri Veseli do të mund të bëhet Kryeministër pasi prapë do të shmanget fituesi.

Ka disa muaj që VV po deklaron dhe publikon sondazhe se në zgjedhjet e ardhshme do t’i fitojë mbi 50 për qind të votave.

Këtë pjesë të statusit të zyrtarit të VV’së e ka zbërthyer Krasniqi.

“Kontradita e madhe me veten ndodhet tek pjesa ku thotë se Veseli “e din që në zgjedhjet e ardhshme fiton LVV por po ashtu beson që PDK del e dyta dhe me këtë Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, bëhet presedani që i hap rrugën atij për t’u bërë Kryeministër”, ka shtuar ai.

Gazetari i KD ka thënë se Liburn Aliu po shërbehet me paranoja dhe insinuata kur po lëshon akuza në drejtim të gazetës.

“Sulmi i fundit na vjen nga Liburn Aliu, një nga njerëzit kryesorë të Vetëvendosjes në pushtet. Po sulmon, tek po shërbehet me paranoja e insinuata! Statusi i Liburnit shpërfaq akuza ndaj Kohës Ditore dhe një kontraditë me veten. E konteston punën profesionale tonën, kur fjalën hulumim e vë në thojëza. E, na vë në rolin e propaganduesit të Kadri Veselit, kur thotë se po shkruajmë për atë që kreu i PDK-së do”, ka shkruar Krasniqi.

Liburn Aliu, deputet i VV’së, ka shkruar sot një reagim në formë akuze se “Koha Ditore” po shkruan dhe po ‘hulumton’ çështjen e Dekretit të Presidentit në formën që i përshtatet Shefit të PDK’së, Kadri Veseli.

“Kjo që ka thënë Agron Bajrami, e që po ‘hulumton’ Besnik Krasniqi, është ajo që dëshiron Kadri Veseli. Po, mund të jetë koincidencë”, ka shkruar Aliu, në një reagim.

Share Messenger

Më të lexuarat