Gashi: Aeroplan, anije apo veturë, Thaçi duhej të jepte dorëheqje

Share Messenger

Avokati i Lëvizjes Vetëvendosje, Tomë Gashi po insiston që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet të japë dorëheqje ndonëse aktakuza e cila është dorëzuar nga Prokuroria Speciale, ende nuk është konfirmuar nga Gjykata Speciale.

Ai thotë se këtë do duhej ta kishte bërë Thaçi si një burrështetas, qëkur kishte kuptuar se ka një aktakuzë të tillë ndaj tij, njofton Klan Kosova.

”Aftësia, pesha, forca e guximi, i burrështetasve demokratik në botë vjen në shprehje në momente të vështira”.

”Lehtë është me qenë president i një shteti, madje edhe i Kosovës nëse punët janë ne rregull dhe s’ka problem të tilla”.

”Por në momentin që ka ngritur aktakuzë një gjykatë kur kontributi është edhe i vet Hashim Thaçit në krijimin e kësaj Gjykate Speciale në momentin që është bërë publike aktakuza, në moment që ai e ka marrë vesh si burrështetas do duhej të jepte dorëheqje, pa marrë parasysh a është në aeroplan, anije, në veturë apo kudo”, shpreht avokati Gashi në Info Magazine.

Sipas Tomë Gashit, çështja qëndron se një aktakuzë e tillë, po i jep imazh jo të mirë shtetit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Shpresojmë që Gjykata Speciale të mos e konfirmojë një aktakuzë të tillë. Nuk është sakrifikim por vet pesha e veprimit kur je kryetar i një shteti”.

”E kemi parë të gjithë që në gjithë rruzullin tokësor, është përhapë lajmi që ”akuzohet për krime lufte apo krim kundër njerëzimit Presidenti i Kosovës”, pasues i dytë është emri Hashim Thaçi”.

”Unë nuk po aludoi që në momentin që ka dalë raporti i senatorit zviceran Dick Marty, që Hashim Thaçi është dashur të japë dorëheqje nga cilido funksion që ka qenë atëherë”.

”Dhe të gjitha aludimet që dolën të vërteta janë bazamenti i librit të Carla Del Ponte dhe ne nuk jemi shtet aq demokratik, e nuk është konsideruar aq serioze raporti i Dick Martyt”.

Share Messenger

Më të lexuarat