Fjalët e para të Rashicës si lojtarë i Galatasaray

Galatasaray ka zyrtarizuar në orët e fundit të afatit kalimtar pesë lojtarë të rinj, në mesin e të cilëve ishte sulmuesi kosovar, Milot Rashica
Rashica u huazua nga Norwich City, teksa është zbuluar edhe paga e tij tek ekipi turk.
Ajo do të jetë 1.5 milion euro, kurse huazimi do të jetë tërësisht i lirë.
E pas zyrtarizimit, Rashica ka reaguar në Facebook ku ka thënë fjalët e tij të para për ekipin e ri.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e familjes së madhe të quajtur Galatasaray. Le të ia fillojmë 🏆”, ka shkruar kosovari.