Fiton Portugalia, Franca ndalet pas 103 vitesh, kualifikohet Belgjika

Share Messenger

Portugalia ka mundur 1-0 Hungarinë dhe ka regjistruar fitoren e shtatë radhazi në Grupin B të fazës kualifikuese për Rusi 2018. Siç e tregon edhe rezultati, nuk ka qenë një fitore e lehtë për portugezët, të cilët kanë luajtur me një lojtar më shumë nga minuta e 30-të e pjesës së parë pas kartonit të kuq të marrë nga Priskin.

Goli i ndeshjes është realizuar nga Andre Silva në minutën e 48-të. Sulmuesi i Milan ka dërguar topin në rrjetë me kokë me portën e boshatisur pas asistit të marrë nga Ronaldo. Portugalia mban vendin e dytë më 21 pikë, teksa në vendin e parë ndodhet Zvicra, që ka shkuar në 24 pikë pas fitores 3-0 të marrë mbrëmjen e sotme në fushën e Letonisë. Seferovic (9’), Dzemali (54’) dhe Rodriguez (57’, pen.) kanë qenë autorët e golave.

Share Messenger

Më të lexuarat