Finalizohet projekti i zgjatjes së pistës në aeroportin “Adem Jashari”

Share Messenger

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është finalizuar projekti i zgjatës së pistës dhe ngritjes se kapacitetit të ndriçimit. Pista është zgjatur nga 2500m në 3040m.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se është një moment i rëndësishëm meqenëse përfundimi i këtij projekti ka impakt në transportin ajror në vendin tonë dhe krijon kushte për të ardhmen për transport të mallrave.

Aliu po ashtu tha se tashmë më instalimin e sistemit të teknologjisë më të lartë të parashikimit të motit mundësitë për anulim të fluturimeve janë zvogëluar.

“Projekti tashmë është i finalizuar dhe është operacional dhe janë instaluar edhe pajisjet e sofistikuara për aterim. Kemi të instaluar sistemin e ri të navigimit, është bërë trajnimi për shfrytëzim. Është instaluar aterimi përmes navigimit me instrumente ils, është instaluar edhe sistemi meteorologjikë. Aeroporti i Prishtinës është tash në nivel të konkurrueshmërisë në rajon. Pista e këtij aeroporti është më e përshtatshme se aeroportet të regjioneve dhe sa u përket sistemeve të avancuara 3B nga sistemi 2 që e kemi pasur më parë është një renditje e lartë”, tha ai.

Gjenerali i KFOR-it, Ferenx Kajari tha se aeroporti i Prishtinës ka krijuar një infrastrukturë shumë të mirë dhe ka avancuar në këtë hapësirë duke zgjeruar pistën dhe përmirësimet e infrastrukturës janë hap pozitivë për aviacionin në Kosovë dhe në përgjithësi për regjionin e Ballkani.

Ndërsa, Drejtori i Operimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Gokmen Aritay Jemi krenar që tashmë kemi arritur të finalizojmë këtë projekt, dhe se do kemi mundësi të zhvillojmë transportin ajror.

Share Messenger

Më të lexuarat