“Fillova të qaj kur mësova për transferimin te Man Utd”

Share Messenger

Ylli i Manchester United, Bruno Fernandes, ka zbuluar se ka filluar të qajë kur i është thënë për mundësinë e transferimit në ‘Old Trafford’.

Reprezentuesi portugez iu bashkua ‘Djajve të Kuq’ zyrtarisht në janar nga Sporting Lisbonë, dhe pse ishte i lidhur me këtë transferim gjatë gjithë sezonit të kaluar.

“E dini, unë do të tregoj të vërtetën që isha i frikësuar”, ka deklaruar Fernandes.

“Ishte një ëndërr e realizuar, por një ëndërr e madhe. Për mua, të luash në Angli për Manchester Unitedin ishte arritja më e lartë e karrierës sime. Të luash në Premierligë, për një nga skuadrat më të mëdha në botë”.

“Kur mora telefonatën duke thënë: “Bruno, ju keni mundësinë të transferoheni në Manchester”, unë thirra gruan time, vëllanë tim, motrën time, nënën time dhe fillova të qaj”.

25 vjeçari Fernandes te Manchester United në Premierligë është paraqitur në pesë ndeshje, duke shënuar edhe dy gola

Share Messenger

Më të lexuarat