Fillon takimi VV- LDK, drejt marrëveshjes për Qeverinë e Re

Share Messenger

Kryetari dhe kandidatja për kryeministre e LDK-së, Isa Mustafa e Vjosa Osmani, do të takohen pas pak minutash me kryetarin dhe kandidatin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Kurti dhe Osmani kishin deklaruar se do të takoheshin gjatë ditës së sotme dhe Periskopi merr vesh se ky takim do të fillojë në orën 12:00 në Hotelin Sirius ku ishin zhvilluar edhe takimet parazgjedhore mes palëve.

Takimi i sotëm ka për qëllim diskutimin mbi formimin e Qeverisë së Re të Kosovës, mes dy forcave të para politike në vend.

Lideri i Vetëvendosjes kishte deklaruar se LDK-së i kishte mbetur të zgjedhte mes pozitës së kryetarit të Kuvendit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, si dy postet më të rëndësishme qeveritare pas pozitës së kryeministrit.

Periskopi po ashtu mëson që LDK tashmë është pajtuar që z.Kurti të jetë kryetari i Qeverisë së Re LDK-VV.

Share Messenger

Më të lexuarat