Fillon takimi Kurti – Rama

Share Messenger

Në Qeverinë e Kosovës, ka nisur takimi ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama.Pas takimit, dy kryeministrat do t’u drejtohen mediave në një konferencë, në oborrin e Qeverisë së Kosovës.Rama është pritur në Prishtinë me ceremoni shtetërore, nga Kryeministri Kurti dhe kabineti qeveritar.
Rama gjatë ditës do të takohet me krerët e partive politke në vend.Agjenda e plotë e Ramës në Kosovë:10:45 – Takim me Memli Krasniqi, kryetar i PDK –së. (Selia e PDK-së);

11:20 – Takim me Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK –së. (Selia e LDK-së);12:00 – Takim me Behgjet Pacolli, kryetar i AKR –së. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë);12:20 – Takim me Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë);12:45 – Takim me Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së. (Selia e AAK-së);13:30 – Drekë zyrtare me pjesëmarrjen e dy delegacioneve dhe prof. Rexhep Qosja (Vendi: Amazona Resort, Milloshevë) Përpara drekës do të mbahet një ceremoni e shkurtër për dekorimin e Rexhep Qoses, ku kryeministri Rama i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, me rastin e 85-vjetorit të lindjes së tij;15:40 – Bisedë me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës (Salla 014 në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës).

Share Messenger

Më të lexuarat