FIFA publikon 24 lojtarët për çmimin e më të mirit

Share Messenger

Shtëpia më e madhe e futbollit FIFA, ka publikuar listën prej 24 lojtarëve, të cilët janë në garë për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit.

Skuadra me më së shumti përfaqësues është Real Madridi, me plotë shtatë lojtarë.

Pas kampionit europian,  renditen Barcelona, Bayern dhe Juventus, skuadra këto me nga tre lojtarë.

Chelsea ka dy lojtarë, ndërsa Atletico Madrid, PSG, United, Arsenal dhe Dortmund kanë nga një lojtar.

Kjo është lista e 24 lojtarëve që luftojnë për çmimin e më të mirit:

Arturo Vidal (Bayern), Luis Suarez (Barcelona), Alexis Sanchez (Arsenal), Sergio Ramos (Real), Neymar (PSG), Manuel Neuer (Bayern), Keylor Navas (Real), Luka Modric (Real), Lionel Messi (Barcelona), Marcelo (Real), Robert Lewandowski (Bayern), Toni Kroos (Real), N’golo Kante (Chelsea), Harry Kane (Tottenham), Andreas Iniesta (Barcelona), Zlatan Ibrahimovic (Man Utd), Eden Hazard (Chelsea), Anotnie Griezmann (Atletico M), Pablo Dybala (Juventus), Crisitano Ronaldo (Real), Dani Carvajl (Real), Gianluigi Buffon (Juventus), Leonardo Bonucci (Milan), Pierre Aubameyang (Dortmund).

Share Messenger

Më të lexuarat