Festa masive e tifozëve të Liverpoolit: Arrestohen 9 persona

Share Messenger

Nëntë persona janë arrestuar nga turma e tifozëve të Liverpoolit, të cilit u mblodhën të mërkurën mbrëma pranë Anfield, për ta festuar titullin e parë të klubit në Premierligë në 30 vjetët e fundit.

Mijëra tifozë u mblodhën të mërkurën mbrëma pranë Anfield, në kohën kur Liverpooli po e çonte lart trofeun e Premierligës në një stadium të zbrazët, pasi e mundi Chelsean 5:3, transmeton Gazeta Express.

Policia e kishte lëshuar një urdhër për shpërndarjen e turmës prej rreth 3.000 tifozëve nga Anfield.

Nëntë persona u arrestuar nën dyshimin për dehje dhe prishje të rendit publik, vozitje nën ndikimin e drogës dhe alkoolit dhe për sulme.

Liverpooli ka thënë se ndihet i zhgënjyer me skenat pranë Anfield gjatë natës së mbrëmshme.

Të kuqtë u kishin bërë thirrje tifozëve të vet të qëndronin dhe të festonin në shtëpitë e veta.

Share Messenger

Më të lexuarat