Festa e madhe e Shqipërisë, pas fitores ndaj Kosovës – FishMedia

Share Messenger

Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur që të shënoi fitore në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Europian ndaj Kosovës.

Kombëtarja U21 e Shqipërisë ka arritur që të shënoi fitore të ngushtë ndaj grupmoshave U21 të Kosovës me rezultatin 2-1.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Elbasan Arena’ u takoi skuadrës së drejtuar nga Alban Bushi, të cilët shënuan dy gola brenda pesë minutave(76 dhe 81) me autor Shaqir Tafa dhe Arbnor Muçolli.

Për ‘Dardanët’ e drejtuar nga Rafet Prekazi golin e vetëm e shënoi sulmuesi i Ballkanit, Blend Baftiu, në minutat shtesë.

Pas ndeshjes, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një video nga zhveshtoret ku shihen futbollistët e Shqipërisa dhe stafi duke e festuar këtë fitore.

FT| Shqipëria U-21 2-1 Kosova U-21⚽ Tafa, Muçolli/ Baftiu#ALB💪🇦🇱⚽👐 #NeJemiNjë #EURO2021

Gepostet von Federata Shqiptare E Futbollit am Dienstag, 15. Oktober 2019

Share Messenger

Më të lexuarat