Fëmijëria e vështirë e Irina Shayk

Share Messenger

Ajo është një nga modelet më të kërkuara dhe një fytyrat më të bukura në botë. Por jo vetëm kaq.

Një nga më të ndjekurat dhe të fotografuarat, edhe përsa i përket jetës dhe historive dashurore. Me pak fjalë një nga më të dashurat për faqet e kronikës rozë. Supermodelja ruse vjen nga një fëmijëri shumë e vështirë. E rritur midis varfërisë dhe mjerimit, shumë herë ajo ka rrëfyer se i është dashur të bëjë sakrifica të mëdha për të arritur aty ku është tani.

“Ndihmoja nënën time për të bërë punët në kopshtin e shtëpisë. Më pas kam filluar të punoi si modele dhe jetoja vetëm me 40 euro në javë. Dhe falë asaj që kam kaluar, kam kuptuar se asgjë nuk fitohet kollaj”.

Mbi këto parime ka vendosur të rrisë dhe vajzën e saj të vogël 3 vjeçare Lea-n, frut i marrëdhënies dhe dashurisë me aktorin Bradley Cooper.

“Familja ime ishte e varfër, megjithatë e ndjeja që fati im ishte diku tjetër.”

Dhe në të vërtetë nuk gabohej. Irina lindi në fshatin e humbur të Rusisë të Yemanzheliskut. I ati ishte minator, ndërsa mamaja një mësuese pianoje, e cila e mësoi dhe Irinën të luante.

Në moshën 14-vjeçare humbet babanë, për shkak të pneumonisë dhe transferohet në Celjabinks, ku ndjek studimet për marketing dhe më pas shkollën për estetikë së bashku me të motrën.

Më pas, si një histori e vërtetë hollywood-iane pikaset nga një agjent modelesh duke i hapur rrugën e modelingut.

“Në të vërtetë unë dëshiroja të bëhesha gazetare, nuk dija anglisht dhe aq më tepër nuk e kisha idenë se ç’ do të thoshte të sfiloje”, rrëfen modelja.

“Shumë shpesh nuk më zgjidhnin për shkak të formave fizike, gjoksit të madh dhe kockës së gjerë. Nuk hyja dot në masat e vogla. Vajzat që sfilonin ishin shumë të dobëta”, ka vazhduar ajo më tej.

Por episodi më i dhimbshëm dhe padyshim më i rëndësishmi në të gjithë jetën e saj, i cili rezultoi të ishte një mësim jete, ishte kur iu refuzua hyrja në Shtetet e Bashkuara, për shkak se i ati i etnisë tartare, ishte me origjinë myslimane.

Megjithatë as kjo barrierë nuk e pengoi Irinën të vazhdonte luftën e saj për të arritur suksesin e sotëm, duke u cilësuar si nga më të mirat në fushën e modelingut dhe modës në përgjithësi.

Por ajo që njerëzve dhe veçanërisht shtypit rozë u intereson më shumë është jeta private dhe historitë e dashurive të modeles së bukur ruse.

Nga viti 2010 deri në 2015-ën ka qenë e lidhur me një nga sportistët më të paguar në botë, me futbollistin e famshëm Cristiano Ronaldo.

Më pas me një nga aktorët më seksi të Hollywood-it, me aktorin Bradley Cooper, me të cilin ka dhe vajzën Lea.

Share Messenger

Më të lexuarat