Eurovision 2023, ky ishte shteti i vetëm që i dha pikët maksimale Shqipërisë

Share Messenger

Të shtunën mbrëma Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje” u renditën në vend të 22 në Eurovision 2023.

Në televotimin e publikut Shqipëria që u përfaqësua nga Kelmendi e familja e saj mori 59 pikë. Prej tyre vetëm nga një shtet mori pikë maksimale, 12, nga Zvicra.
Në total Shqipëria i mori 17 pikë nga votat e jurisë e 59 nga të publikut.

Nga televotimet, Shqipëria mori tetë pikë nga Gjermania, ndërsa nga shtatë pikë i mori nga Sllovenia, e Italia. Nga Kroacia dhe pjesa tjetër e botës, ku hynin shtetet që nuk kishin pjesëmarrës në Eurovision, mori nga gjashtë pikë. Greqia ia dha 4 pikë, ndërsa nga tri i mori nga Malta, Austria, Belgjika.

Share Messenger

Më të lexuarat