Escobar: Nesër presim marrëveshje që ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës

Share Messenger

Kosova dhe Serbia duhet të zhvillojnë bisedime produktive të enjten në Bruksel.

Ka deklaruar kështu i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një deklaratë ekskluzive për Kanal10.

Escobar më tej ka theksuar se pritjet janë që të arrihet një marrëveshje e cila e ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, po ashtu që parandalon dhunën, transmeton Gazeta10.

“Ne duam të kemi bisedime produktive nesër dhe po shpresojmë se të dyja palët mund të arrijnë një marrëveshje e cila ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës dhe gjithashtu parandalon dhunën. Kështu që po shpresojmë për bisedime të mira. Faleminderit shumë!”, ka deklaruar Escobar për Kanal10.

Të enjten në Bruksel, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Vuçiq, do të takohen me përfaqësues të BE-së dhe ShBA-së në kuadër të dialogut./Gazeta10

Share Messenger

Më të lexuarat