Enis Bardhi e fiton një vend në formacionin më të mirë të La Ligas për muajin qershor, nuk mungojnë Messi dhe Benzema

Share Messenger

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Enis Brdhi, është përfshirë në 11-shen më të mirë të La Ligas për muajin qershor nga faqja e specializuar e statistikave “Whoscored”.

Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi po vazhdon me ndeshje të mira dhe shkëlqim në La Liga me klubin e tij, Levante.

Bardhi ka arritur t’i shënoj dy gola, në fitoret ndaj Espanyolit dhe Real Betisit gjatë muajit qershor.

Në formacionin më të mirë të muajit nuk mungojnë as yje botërore si Lionel Messi dhe Karim Benzema.

Edhe Jordi Alba, Sergio Ramos dhe Saul Niguez kanë zënë vend në formacionin më të mirë të muajit qershor në La Liga.

24-vjeçari Bardhi është pjesë e Maqedonisë së Veriut derisa ne tetor do të përballet ndaj Kosovës në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve në ndeshjen që do të luhet në Shkup.

Për shërbimet e tij së fundmi ka shfaqur interes skuadra angleze Arsenal.

Share Messenger

Më të lexuarat