Emocionuese: Cristiano përloti djaloshin 13 vjeçar, ja çfarë ëndërronte ai (VIDEO)

Share Messenger

Motra e Cristiano Ronaldos, Katia Aveiro u ftua në programin brazilian Hora do Faro.

Atje ajo mësoi historinë e Rodriguinho një djali 13 vjeçar që shet karamele për të blerë pelena për motrën e tij të vogël, i cili ka lindur me paralizë cerebrale. Ai e do futbollin dhe idhulli i tij është Cristiano Ronaldo.

Në program, Rodriguinho kërceu me motren e Cristianos, Katia Aveiro, e cila i dhuroi atij një fanellë të Real Madridit. Poashtu djaloshit iu premtuan edhe një nga ëndrrat e tij për të luajtur në stadiumin legjendar Maracaná.

Por surpriza më e madhe ishte kur idhulli i tij Cristiano i paraqitet në një ekran dhe i dërgon një mesazh ku i thotë se duhet ta ndjekë ëndrren e tij dhe se duhet të punojë shumë për të fituar një mundësi në të ardhmen e tij.

Rodriguinho i cili mbeti pa fjalë, shpertheu në lot dhe shkoi ta përqafojë motren e portugezit.

VIDEO-ja e gjithë kësaj ngjarje:

 

Share Messenger

Më të lexuarat