Emery vjen me një deklaratë të rëndë për Granit Xhakën

Share Messenger

Trajneri spanjoll i Arsenalit, Unai Emery ka ardhur me një deklaratë të papritur për futbollistin kosovar Granit Xhaka, duke thënë se ai mund të mos luajë më kurrë për Arsenalit dhe se mundësia për ta shitur mesfushorin gjatë afatit kalimtar të janarit është diskutuar në klub.

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane nuk ka luajtur për “Topçinjtë” që kur i shau tifozët e klubit të vet në ndeshjen me Crystal Palace.

“Nuk e di nëse ai do të luajë sërish. Nëse ai është mentalisht i gatshëm të na ndihmojnë dhe të vazhdojë ta mbrojë fanellën e Arsenalit, mendoj se koha do të na i tregojë zgjidhjen”, ka thënë Emery.

“Unë vendos nëse ai është në grup me ne apo jo. Ne e dimë se kemi nevojë për atë cilësi dhe për atë lojtar. Është e rëndësishme që ne të qëndrojmë tani me Granitin. Ne do të vazhdojmë përpara, por klubi e di se si po mendon ai për momentin dhe edhe se si jam duke menduar unë për të gjithën këtë situatë”, ka përfunduar Emery.

Share Messenger

Më të lexuarat