Eliminohet Liverpool nga mbretërit e Madridit

Share Messenger

Real Madrid është kualifikuar në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve për herë të 14-të në histori të klubit.

Ndeshja e dytë çerekfinale mes Liverpool dhe Real Madrid është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0 dhe kësisoj ‘Galaktikët’ janë kualifikuar.

Takimi i parë mes dy skuadrave në Madrid, përfundoi 3-1 në të mirë të ekipit nga kryeqyteti spanjoll.

Mohamed Salah u vlerësua si lojtari me më së shumti raste të humbura në këtë ndeshje.

Real Madrid është kualifikuar për herë të 14-të në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve, një rekord në histori të kësaj gare.

Gjysëmfinalja mes Chelsea dhe Real Madrid do të zhvillohet më 28 prill.

Share Messenger

Më të lexuarat