Ekziston një mundësi që Gucati të lirohet

Share Messenger

Është duke u mbajtur seanca e parë kundër kreut të OVL-së Hysni Gucati në Speciale. Gjykatësi Nikolas Giu ka lexuar të drejtat e Gucatit, ku edhe ka thënë se ka të drejt që të lirohet në qoftë se Prokurori i Specializuar nuk dorëzon aktakuzë ndaj tij brenda një viti.

“Keni të drejtë të paraqisni ankesë kundër ligjshmëri së arrestimit tuaj, ju keni të drejt të mos mbahej në paraburgim për një periudha të paarsyeshme para nisjes së gjykimit. Keni të drejtën të liroheni në qoftë se Prokuroi i Specializuar nuk dorëzon aktakuzë kundër jush më së shumti brenda një viti. Dhe keni të drejt të qëndroni i heshtur dhe nuk do të përdoret heshtja juaj kundër jushë”, ka thënë Gjykatësi Giu

Gucati u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara.

Gucati ishte arrestuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve.

Share Messenger

Më të lexuarat