Ekzekutohen shtesat për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore

Share Messenger

Mjekët, infermierët dhe stafi mbështetës, sot kanë marrë shtesat në paga nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pagesat shtesë për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore, në tre nivelet e kujdesit shëndetësor.

“Kam kënaqësinë t’ju informoj se janë ekzekutuar pagesat shtesë për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore, në tre nivelet e kujdesit shëndetësor: primar, sekondar dhe terciar, bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës sipas obligimeve nga Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, ka shkruar Zemaj.

Sipas vendimit, për mjekët shtesa është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, kurse për stafin mbështetës nga 100 euro për muaj.

Zemaj ka sqaruar se për mjekët dhe infermierët, pagesat janë bërë për muajin shtator dhe tetor, ndërsa për stafin mbështetës për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor.

Share Messenger

Më të lexuarat