Ekzekutohen pagesat prej 170 euro për 7241 përfitues në kuadër të Pakos emergjente

Share Messenger

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se pagat mujore, në kuadër të Pakos emergjente fiskale, të punonjësve në shoqëri tregtare që janë në vëshitrësi, janë ekzekutuar.

Përfitues të pagës 170 euro janë 7241 persona.

“Sot Ministria e Financave ka ekzekutuar pagesat për masën 3a për 7241 përfitues (persona fizikë) në shumë prej 1,230,970.00 euro”, thuhet në njoftimin e MF-së.

Ndërsa Bajrami thotë se kanë përfunduar ekzekutimin edhe të pagesës për subvencionimin e qirasë (masa 3b) deri 50%, apo 4191 përfitues në vlerë 1,354,601.81 euro.

“Poashtu në proces të përfitimit të pagës 170 euro janë 454 përfitues (persona juridikë – biznese) nga masa, në vlerë prej 900 mijë e 235 euro”, thuhet në njoftim.

Masa 3 përfshin, “Mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që janë në vështirësi financiare si rezultat i situatës emergjente”.

Ndërsa masa 3a përfshin, “Mbulimin e shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve në vlerë prej 170 euro ( 2 muaj)”.

Share Messenger

Më të lexuarat