Eksperti amerikan Dr. Fauci jep alarmin për koronavirusin

Share Messenger

Dr Anthony Fauci ka deklaruar për median kanadeze CBS News që koronavirusi është duke u përhapur kryesisht në nivelin e familjes, mes grupeve të vogla të njerëzve.

Ai ka theksuar se testimi për përhapjen asimptomatike të sëmundjes dhe vazhdimi i praktikimit të masave themelore parandaluese të tilla si larja e duarve, distanca fizike dhe mbajtja e maskave janë thelbësore për të parandaluar përhapjen e virusit në të gjithë botën.

Një nga ekspertët më të mirë në botë për sëmundjet infektive beson se, megjithë sukseset fillestare në kontrollimin e pandemisë, Kanada gjithashtu po përballet me një situatë të përkeqësuar.

“Tani, i gjithë planeti është në telashe”, tha ai.

“Bashkimi Europian, për nga numri i infeksioneve, është jashtë kontrollit. SHBA-të gjithashtu. Kanada e cila pretendonte se po ia dilte me sukses, gjithashtu është në telashe”, shtoi ai.

Ai gjithashtu thotë se virusi po përhapet kryesisht në “nivelin e shtëpisë” midis grupeve më të vogla të njerëzve të cilët mund të mos dinë se janë të infektuar dhe paralajmëron se kjo është diçka për t’u kushtuar vëmendje, veçanërisht kur festat dhe muajt e ftohtë afrohen.

“Nëse testoni vetëm njerëz që shfaqin simptoma, përhapja e infeksionit në komunitet do të humbasë,” paralajmëroi ai.

Fauci thotë se është i befasuar nga rezultatet e provave të hershme të vaksinave Fajzer dhe Moderna, të cilat kanë treguar një efikasitet prej mbi 90 përqind, por ai pretendon se nuk është ende koha për të festuar.

Ai shpreson se njerëzit do të vaksionen kundër koronavirusit në mes të vitit 2021, por thekson se nuk mund të hiqen sytë nga shëndeti publik deri në atë kohë.

“Do të ishte një katastrofë,” tha ai, duke shtuar se ai beson se vaksina është “ndihmë në rrugë dhe dritë në fund të tunelit”, por që kemi akoma një rrugë të gjatë për të bërë.

Share Messenger

Më të lexuarat