Ekipi i Spanjës niset për Kosovë, e injoron emrin e shtetit tonë

Share Messenger

Ekipi i kombëtares së Spanjës është nisur për në Kosovë, ku do ta luajnë ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Në një postim në profilin e tyre në Twitter, kombëtarja e Spanjës tha se po nisen për në Prishtinë, por pa e përmendur fare emrin e Kosovës, shtetit ndaj të cilit do të zhvillojnë ndeshje me të drejta të barabarta.

“Nisemi për Prishtinë, për t’u rikthyer me tri pikët”, thuhej ndër tjera në postimin e tyre.

Ndeshja e parë e zhvilluar mes Kosovës dhe Spanjës përfundoi 3:1 për “Furinë e Kuqe”.

Share Messenger

Më të lexuarat