Einxhel lë shtëpinë e Big Brother VIP

Share Messenger

Einxhel Shkira është një ndër banoret më të komentuara në shtëpinë e “Big Brother VIP”. E spikatur për karakterin e fortë dhe oratorinë, ajo është kthyer padiskutim në një nga konkurrentet më të forta në garë.

Mirëpo së fundmi, Einxhel ka pësuar një incident mbrëmë teksa po luante në një lojë të organizuar nga “Vëllai i madh”.

Prezantuesja ka lënduar krahun keq dhe për pasojë është dërguar menjëherë në spital për një trajtim më të specializuar.

Pritet që ajo të rikthehet shumë shpejt në shtëpinë e BBV.

Ky njoftim është dhënë nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP Albania” në Instagram.

“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun. Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar. Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”. Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat. Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë”, shkruhet në njoftim.

Share Messenger

Më të lexuarat