Edon Zhegrova bën hapin e madh në karrierë, transferohet te kampioni i Francës

Share Messenger

Ylli kosovar, Edon Zhegrova, ka arritur marrëveshje me kampionin në fuqi të Francës, Lille.

Kjo marrëveshje konsiderohet si hapi më i madh i Zhegrovës.

Ai pritet sot të shkojë për nënshkrimin e kësaj marrëveshje, pasi ka udhëtuar për në Paris.

Sipas L’Equipe, Zhegrova ka përfunduar të gjitha testet mjekësore dhe çdo gjë ka qenë në rregull.

Lille ka paguar rreth 7 milionë euro për Zhegrovën.

Share Messenger

Më të lexuarat