Edi Rama tregon se çfarë i kishte thënë Ancelotti për Ronaldon

Share Messenger

Kryeminsitri Edi Rama, foli me superlative për yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo, të cilin ka pasur nderin ta takojë 2 herë.

Në një rrëfim për “E Diell”, Rama zbuloi disa detaje interesante nga CR7 duke u shprehur:

“E kam takuar dy herë Cristiano Ronaldon, kur bisedon me të e kupton që s’është aty fare. Të njëjtën gjë thonë të tërë. Jam shumë mik me drejtuesit e Juves. Kemi miqësi dhe komunikojmë me drejtuesit e Juves. Të njëjtën gjë thonë të tërë, ky nuk është prezent, ky e ka mendjen tek topi dhe tek fitorja e radhës.

Ka Patrik Evra një tregim shumë të bukur me këtë, nuk e di a e keni dëgjuar. Kur ishin te Unitedi, CR7 e ftoi për darkë Patrik Evran. Portugezi është shumë i mbyllur, nuk ka shumë njerëz. Kur e ftoi për darkë, tregon Evra, kishte vënë aty një sallatë, një darkë njerëzish me të ardhura minimale. Ndërkohë që e ftoi të dilnin te oborri i shtëpisë, ku luajtën dy orë futboll. Kurse Ancelotti më ka treguar: Nuk ekziston në asnjë skuadër, një lojtar që stërvitet më shumë se Cristiano Ronaldo. Ky në fund të ditës futej në akull, ky flinte në Bernabeu kur ishin El Classico-t, ai flinte në Bernabeu, kishte dhomën e vetë dhe jetonte me El Classico-n nga mëngjesi deri mëngjesin tjetër”, u shpreh Rama.

Share Messenger

Më të lexuarat