Edhe tre Kosovar humbin jetën në Gjermani: Reagon Ambasada e Kosovës

Share Messenger

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka vlerësuar se java që po lëmë prapa ishte e zezë për Kosovën dhe shqiptarët.

Kjo ambasadë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave që humbën jetën në aksidente trafiku.

“Ambasada e Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe njofton që në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë është në kontakt të afërt me autoritetet gjermane për sqarimin e rrethanave të aksidenteve në Bruckerg të Bavarisë ku humbën jetën dy vëllezër dhe Meersburg të Baden-Württemberg ku sot kanë humbur jetën edhe tre shqiptarë nga Kosova gjatë udhëtimit për Zvicër”.

Policia gjermane të premten për Express ka konfirmuar vdekjen e 3 personave në Gjermani duke theksuar se bëhet fjalë për 2 persona me shtetësi kosovare dhe një të tretë për pasaportë zvicerane, por që të tre kanë mbiemrin e njëjtë.

Komisari i Policisë, Mark Gmünder, ka treguar edhe inicialet e tre personave të cilët kanë vdekur pasi janë përplasur me një kamion.

Lexo Edhe:
Shkarkimet e Hotit, dy të emëruar në kohën e PAN-it, një në kohën e Kurtit
Bëhet fjalë për personat me inicialet B.K, Z.K dhe F.K, të cilët kanë qenë duke udhëtuar drejt Zvicrës.

Siç shkruajnë mediat gjermane, mosha e të vdekurve është (12), (18) dhe (35), dhe dyshohet se janë nga Ferizaj.

Share Messenger

Më të lexuarat