Edhe më terr, KEDS njofton për ashpërsim të reduktimeve: Ra Blloku A3

Share Messenger

KEDS-i ka njoftuar se ka rënë nga sistemi Blloku A3 i termocentralit “Kosova A”.

Kjo do ta përkeqësojë situatën e futnizimit me energji elektrike dhe KEDS thotë se ka marrë një kërkesë nga KOSTT-i që të bëjë kufizime emergjente të rrymës.

“Përkeqësohet situata e furnizimit me energji elektrike nga rënia e nëjsisë A3. KOSTT-i ka kërkuar sot nga KEDS që si pasojë e rënies nga sistemi të njësisë A3, të bëjë kufizime emergjente të energjisë elektrike. Kjo bën që në vend aktualisht të prodhohen më pak se 400 megavatë, që e bën situatën aspak të favorshme”, thuhet në komunikatë.

KEDS po ashtu thotë se do ta kenë të vështirë edhe që t’i njoftojnë konsumatorët për reduktimet që do të ashpërsohen.

“Në ballafaqim me kufizime emergjente, do të jetë shumë e vështirë të njoftohen të gjithë konsumatorët në kohë, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhet në komunikatë.

Aktualisht sipas KEDS kufizimet janë dy orëshe, por që të mos përkeqësohet tutje situata, ata kërkojnë nga konsumatorët “kursim maksimal të energjisë elektrike”.

“Përdorimi i saj në mënyrë efiçiente bën që të gjithë të kemi energji elektrike më tepër. Në këto rrethana të vështira, duhet të veprojmë të bashkuar në mënyrë që ti kapërcejmë ato sa më lehtë. Së bashku mund t’ia dalim!”, thuhet në komunikatë.

Share Messenger

Më të lexuarat