Edhe një tjetër klub i madh e refuzon Ronaldon

Paris Saint-Germain e ka refuzuar transferimin e Cristiano Ronaldos.
L’Equipe raporton se agjenti i portugezit, Jorge Mendes e ka ofruar Ronaldon te parisienët, por këta të fundit e kanë refuzuar mundësinë për të nënshkruar me të.
Cristiano Ronaldo e dëshiron me çdo kusht largimin nga “Old Trafford”.
Madje, ai nuk ka udhëtuar me ekipin në përgatitjet parasezonale.
Ditë më parë, Ronaldos ia mbylli dyert edhe Bayern Munich.