Edhe 269 persona shërohen nga COVID-19 në Kosovë

Share Messenger

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 6 të vdekur si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe edhe 320 persona janë infektuar me këtë virus, ndërsa 269 janë shëruar nga ai.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.683 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 320 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 56.732 raste nga 213.372 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.426 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 269 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.982 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.324.

Share Messenger

Më të lexuarat