E thotë troç Loredana: Me Mozzikun s’kemi më kontakt

Share Messenger

Loredana Zefi ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën zvicerane ‘Switzerland Times’.

Ndër të tjera, ajo ka folur edhe për marrëdhënien që ka me Mozzikun.

Lori u shpreh se komunikimi me të ka qenë i vështirë. E pyetur nëse ka kontakte me të, ajo tha jo.

“Jo aq shumë, të gjithë mendojnë se ai nuk ka kontakt me vajzën tonë por në fakt ai ka. Kjo kalon nga motra ime sepse ajo kujdeset për vogëlushen time kur nuk jam aty. Por ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më”, deklaroi këngëtarja.

Sa i përket muzikës, kënga e fundit e Loredanës është ajo në bashkëpunim me Noizyn, me titull “Heart attack”, e cila është tashmë një super hit.

Share Messenger

Më të lexuarat