E papritur , PSG ‘përjashton’ Neymarin

27 Shares Share Messenger

Neymar është lënë jashtë skuadrës së Paris Saint-German për ndeshjen e tyre të Ligue franceze  me Montpellier këtë fundjavë.

Braziliani ishte i përfshirë në një grindje me Edinson Cavanin mbi atë se cili prej tyre duhej ta ekzekutonte  një penallti në fitoren 2-0 ndaj Lyonit në fundjavën e kaluar.

Neymar thuhet se kërkoi falje sulmuesit uruguaian dhe pjesës tjetër të shokëve të tij të skuadrës .

Tani, sipas raporteve në Francë, ai është përjashtuar nga përballja me Montpellier, pasi ai ka pësuar një  një lëndim të vogël këmbë – pavarësisht trajnimit që ka bërë  dje./ORAinfo/

Share Messenger

Më të lexuarat