E duan në Serie A: Dy oferta për Manajn, nuk përjashtohet qëndrimi te Barça

Share Messenger

Tregolëshi në miqësoren ndaj Gimnastic ka ndryshuar situatën e Rey Manajt. Sulmuesi i Barcelonës ishte afër huazimit te portugezët e Famalicao pak ditë më parë, por në garë është futur edhe Sassuolo sipas Sport.es.Klubi italian e pëlqen shumë 24-vjeçarin lushnjar. Sassuolo do të ishte një mundësi shumë e mirë për të, por dëshira e madhe është të qëndrojë tek ekipi i Roland Koeman.

Shanset ekzistojnë dhe janë shtuar pas paraqitjes fantastike në ditën e djeshme. Antoine Griezmann dhe Martin Braithwaite ndodhen në merkato.

Largimet e sulmuesve francezë dhe danezë do të rrisin mundësitë që Manaj, i cili ka edhe dy vite kontratë me Barcelonën, të jetë pjesë e skuadrës së parë sezonin e ardhshëm.

Share Messenger

Më të lexuarat