A e dini që Muhammad Ali ka hedhur medaljen e artë opimpike në lumë (Foto)

Share Messenger

Muhammad Ali ishte një boksier profesional amerikan, adhe konsiderohet si një ndër boksierët më të mëdhejn në kategorinë e rëndë. 


Një figurë kontroverze gjatë fillimit të karierës, Ali është sot i njohur jo vetëm për aftësitë e tija në ring por edhe për vlerat që ai mbështeti: lirinë fetare dhe drejtësinë racore. Kështu, duke protestuar dhe u solidarizuar me ata që po shtypeshin për shkak të racës Muhammad Ali hodhi medaljen e artë olimpike në lumë, transmeton gazetametro.net

Konsiderohet një ndër figurat më të njohura të sportit në 100 vitet e fundit. Vetëm në moshën 22 vjeçare arriti të bëhej kampion i botës në peshat e rënda, në vitin 1964 duke fituar ndaj Sonny Listonit. Pak pas asaj ndeshjeje ai u konvertua në Islam.

Ai ishte aktiv prej vitit 1960 deri 1967 dhe prej 1970 deri 1981. Gjatë karrierës arriti të bëhet boksieri më i mirë në kategorinë e tij dhe llogaritur sipas pikëve është boksieri më i mirë i të gjitha kohërave me 1,971 pikë. Nga 61 ndeshje boksi ai ka arritur 56 fitore (36 me nokaut) dhe 5 humbje. Muhammad Ali ndërroi jetë në një spital të Arizonas në 3 qershor 2016.

Share Messenger

Më të lexuarat