Dy njerëzit e Trumpit vijnë në Kosovë për këtë arsye

Share Messenger

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Philip Kosnett ka konfirmuar nesër në Kosovë do të qëndrojnë dy figurat shumë të rëndësishme të Shtëpisë së Bardhë.

Emisari e presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në Kosovë sot do të vijë së bashku me Përfaqësuesi Special për Ballkanin dhe për dialogun të cilin e kishte emëruar sekretari amerikan Mike Pompeo, Matthew Palmer.

Këtë përmes Twitterit e ka konfirmuar ambasadori amerikan Kosnett, i cili ka thënë se Grenell dhe Palmer do ta vizitojnë bashkë Kosovën.

“Mbështetja e SHBA-së për procesin e dialogut Kosovë-Serbi kërkon punë ekipore: Përfaqësuesi Special Presidencial Grenell dhe Përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit së bashku në Berlin. Të dy do ta vizitojnë Kosovën”, ka shkruar Kosnett, transmeton Gazeta Metro.

Këta të dy së bashku do të vijnë në Kosovë me një mesazh shumë të qartë për Qeverinë e Kosovës pas bllokimit të dialogut nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ata do të kërkojnë fillimin e dialogut dhe përfundimin e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.

Grenell dhe Palmer do të kërkojnë nga Kosova një seriozitet në dialogun Kosovë-Serbi me qëllim arritjen e një marrëveshje përfundimtare, ata do të shfaqin edhe qëndrimet e SHBA’së karshi dialogut dhe marrëveshje dhe do të tregojnë se përkrahin e mbështesin fuqishëm këtë proces të dialogut mes dy vendeve.

Kujtojmë se vizitën e Richard Grenell mbrëmë vonë e ka konfirmuar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Share Messenger

Më të lexuarat