“Dy inspirimet e mia në një dhomë”, Rita Ora për nënën e saj dhe presidenten Osmani

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, i quan inspirime të saj, nënën e saj Vera Orën dhe presidenten Vjosa Osmani.
Këngëtarja Rita Ora ka shpërndarë një foto në Story nga takimi që u mbajt në presidencë mes Vera Orës dhe Vjosa Osmanit.
Për këtë takim krenare është shprehur edhe Rita Ora, e cila ka shpërndarë foto të nënës së saj bashkë me presidenten.
“Dy inspirimet e mia në një dhomë” ka qenë mbishkrimi i Ritës.