Duka: Ngjarje historike për Shqipërinë, do shfaqim mikpritjen që na karakterizon

Share Messenger

Vendimi është zyrtar, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh ditën e sotme dhe vendosi që finalja e “UEFA Conference League”, turneut më të ri europian për klube që do të nisë sezonin e ardhshëm, do të zhvillohet në “Air Albania” në vitin 2022.Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, e cilëson si një ngjarje të madhe për Shqipërinë dhe nuk i kursen falënderimet për të gjithë ata që punuan shumë që kjo arritje të realizohej.
“Tre dhjetor 2020, një tjetër datë historike për futbollin dhe për Shqipërinë! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi t’i besojë FSHF-së organizimin e finales së parë të kompeticionit më të ri europian ‘UEFA Conference League’ në vitin 2022 në stadiumin ‘Air Albania’.

Kjo është një ngjarje e rëndësishme për futbollin, Tiranën dhe Shqipërinë! Për këtë duhet të ndihemi të gjithë krenarë. Është gjithashtu edhe një dhuratë e çmuar për Shqipërinë dhe shqiptarët, që më në fund mund të gëzojnë pas shumë peripecish të kaluara, që nga tërmeti e deri te pandemia Covid-19 që po përjetojmë.

Share Messenger

Më të lexuarat