“Dua të jem Vedat Muriqi i Lazios, jo Ibra i Lazios”

Share Messenger

Vedat Muriqi bëri një tjetër hap të madh në karrierë këtë verën pasi u transferua nga turqit e Fenerbahces në kampionatin italian te Lazio, për shifrën e 20 milionë eurove, ndërsa sot bëri edhe prezantimin zyrtar.

Në daljen për mediat sulmuesi nga Prizreni foli me superlativa për Lazion dhe shokun e tij të ri të repartit Ciro Immobilen, ndërsa theksoi se mezi pret të luajë derbin ndaj Romës dhe të ndihmojë bardhekaltrit të marrin suksesin.

Transferimi te Lazio – Jam në një nga klubet më të rëndësishme në Itali, në klubin kryesor të kryeqytetit dhe dua të jem po aq i madh sa edhe Lazio. Jam shumë i lumtur për transferimin këtu.

Derbi ndaj Romës – Të gjithë futbollistët do të donin të luanin. Është një ndeshje e jashtëzakonshme dhe mezi pres ta përjetoj në fushë.

Immobile – Është një ëndërr të luash me të dhe të veshësh të njëjtën fanellë me të. E di që mund të mësoj shumë nga një sulmues si ai dhe do të bëj të pamundurën që ta ndihmoj të shënojë sa më shumë gola.

Ibra i Lazios – Dua të jem Vedat Muriqi i Lazios. Do të bëj maksimumin për këtë fanellë, për trajnerin, shokët e skuadrës dhe gjithë tifozërinë.

Share Messenger

Më të lexuarat