Dua Lipa thyen çdo rekord, arrin shifrën 2 miliardë në Youtube!

Share Messenger

Këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa, po korr një sukses të jashtëzakonshëm në skenën muzikore ndërkombëtare.

Dua po prek toplistat më të rëndësishme në botë me këngët që ajo vazhdimisht sjell, shkruan Indeksonline.

Në kanalin Youtube, Dua së fundmi ka bërë të ditur se ka arritur shifrën e 2 miliardë klikimeve, duke u bërë këngëtarja e parë shqiptare që arrin këto shifra, madje në konkurrencë edhe me artistët më të njohur në botë.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se së shpejti pritet ta sjellë projektin e radhës, i cili gjithashtu pritet të jetë një superhit, siç bën gjithnjë Dua Lipa.

Share Messenger

Më të lexuarat