Dua Lipa, në top 5 artistët që po shiten edhe në kaseta

Share Messenger

Të dhënat e reja nga kompania “Official Charts” kanë zbuluar se shitja e kasetave është rritur për më shumë se dyfish në vitin 2020.

Kompania “Official Charts”, duke i përshkruar kasetat si “fëmijën e formateve muzikore që më së paku është pritur të ketë rikthim”, tha se ka pasur rritje prej 103% për qind në shitjet e kasetave në pjesën e parë të vitit 2020 në krahasim me të njëjtën periudhë më 2019-n.

65.000 kaseta u blenë në pjesën e parë të këtij viti dhe shifrat tregojnë se mund të shkohet deri në 100 mijë copë për herë të parë që nga 2003-a.

Në mesin e kasetave më të shitura të vitit 2020 është edhe Dua Lipa, veç “5 Seconds of Summer” e Lady Gagas, “The 1975” e Selena Gomezit, që zënë pesë pozitat e para.

Albumi “Future Nostalgia” i Dua Lipës – që është lansimi më i madh i këtij viti deri më tani i një albumi nga një artist britanik, zuri vendin e pestë për nga shitja e kasetave.

Albumi “Calm” i “5 Seconds of Summer” u shit në 12.000 kopje në javën e parë të publikimit, duke u bërë edhe kaseta më e shitur në 18 vjet.

Po ashtu, sipas “Official Charts”, edhe shitja e pllakave të gramafonit pati rritje, sikurse edhe CD-të.

Share Messenger

Më të lexuarat